Bombardues amerikanë në afërsi të Kinës… Sinjal lufte?
Bombarduesit amerikanë B-52, të nisur nga baza ajrore ‘Andersen’ për në ishullin e Guam të SHBA-së në Paqësor, kanë kaluar pranë detit Jugor të Kinës, këtë martë.
“Bombarduesit B-52 kanë zhvilluar një stërvitje dhe kanë kaluar transit në afërsi të Okinavës për të zhvilluar një stërvitje të përbashkët me avionët F-15C, para se të ktheheshin në Guam”, thuhet në një reagim zyrtar të SHBA-së, duke shtuar: “Misionet e vazhdueshme të bombarduesve kanë si qëllim të ruajnë gatishmërinë e ushtrisë amerikane. Ky ishte thjesht një mision rutinë”.
Në fakt, ajo që paraqitet si stërvitje rutinë, në mediet e Tajvanit spekulohet si një kërcënim i SHBA-së ndaj Kinës, që ka shtuar forcat ushtarake në Tajvan, pasi Pekini e konsideron ishullin e vetëqeverisur si pjesë të saj.
Pekini zyrtar i trembet një vendimi të presidentit të Tajvanit, Tsai Ing-wen, për shpalljen e pavarësisë nga Kina.