Assad bombardime edhe civilëve, 15 viktima
Raportohet për 15 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur në Damask. Assad ka intensifikuar sulmet kundrejt objektivave të ISIL-it. Sipas aktivistëve sirianë, bombat kanë goditur civilët.
Al-Sayed është vendi i bombardimeve nga forcat qeveritare, që kanë rënë në drejtim të civilëve.
Para se të fillonte lufta e Sirisë, në vitin 2011, Al-Sayed ishte streha e shumë refugjatëve palestinezë, raporton “Al Jazeera”.
Operacioni ushtarak gjashtëditor, ndërmarrë nga forcat qeveritare siriane dhe aleatët kanë pasur si qëllim të godasin luftëtarët e ISIL-it, në vendin që tashmë ka marrë pamjen e “qytetit fantazmë”.
“Nuk ka klinika mjekësore, mjekë, as furnizim – është pa jetë,” – tha një banor sirian.