Vera është afër, mos ta harroni ta mbroni lëkurën!
Vera që kemi afër dhe mezi e presim, po vjen. Presim ditët plot diell dhe plazhin, apo freskinë e ajrit të pastër në mal. Por, rrezet përvëluese kanë edhe ndikim negativ për lëkurën.
Nxehtësia, ajri i ndotur e plot faktorë të tjerë, i japin lëkurës një pamje shumë të lodhur gjatë verës. Për ta mbrojtur atë, duhet të zbatoni këto 5 rregulla:
Asnjëherë mos dilni pa kremin e diellit
Ky është një nga hapat kryesorë për verën. Duhet të keni patjetër një krem dielli me mbrojtje të lartë, SPF 30 dhe ta aplikoni 15 minuta përpara se të dilni në diell.
Pastrojeni lëkurën nga mbetjet toksike të ‘make-up’-it
Gjatë verës këshillohet të përdoret sa më pak ‘make-up’, si dhe duhet të bëni maska të ndryshme në kushte shtëpie, për lëkurën.
Përdorni produkte më të lehta për lëkurën
Duhet të zëvendësoni produktet e dimrit, me ato të verës. Për shembull, kremin duhet ta zëvemdësoni me një produkt në trajtë xheli për fytyrën.
Sa më shumë ujë
Të paktën 7 deri në 8 gota me ujë në ditë, rekomandohen në stinën e verës. Lëkura do të jetë e hidratuar dhe trupi më i frekët e i lehtë.
Hidratohuni
Gjatë verës këshillohet përdorimi i sa më shumë kremrave me përbërës bimorë dhe xhel me bazë ujore, për fytyrën.