Liverpool ia del për mrekulli me Romën, deri në takimin e radhës
Liverpool ka shënuar fitoren 5-2, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Të kuqtë ishin dominues në pjesën e parë dhe të dytë të këtij takimi, duke shënuar pesë gola.
Pjesa e parë ishte plotësisht në favor të Liverpoolit, ku pas 30 minuta loje arriti të shënojë golin e parë.
Ishte përsëri lojtari në formë të shkëlqyer i Liverpool-it, Mohamed Salah, që do të shënonte golin e parë në minutën e 36’-të.
Salah bën edhe një finalizim përfekt në fund të pjesës së pare, duke shënuar në minutën e 45’-të.
Lojtari nuk i festoi dy golat dhe Liverpool nisi furishëm pjesën e dytë.
Mane shënon gol në minutën e 56’-të, kurse dy gola pas tij shënon Firminho (në minutat 61, 68).
Megjithatë, Roma shënon dy gola pas minutës së 70’-të.
Dzeko shënoi për 5-1, në minutën e 81, kurse golin e dytë e shënoi Perotti, në minutën e 85’-të.
Pas një jave, Roma pret Liverpoolin në “Stadio Olimpico” dhe shpreson në rikthim të rezultatit, sikurse me Barcelonën.