Madonna humb gjyqin, në ‘ankand’ lidhja me Tupac

Madonna ka humbur në betejën ligjore për të ndalur një ish-mikeshën e saj, që të nxjerrë në shitje gjëra personale, përfshirë letrat e dashurisë dhe një krehër me fije nga flokët të saj.

Një gjykatës i Nju Jorkut hodhi poshtë padinë e yllit të popit kundër Darlene Lutz, me argumentin se statusi i kufizimit për të rimarrë gjërat e saj ka skaduar.

Një prej objekteve është edhe letra e ndarjes nga reperi Tupac, i cili ndërroi jetë në vitin 1996, me të cilin Madonna ka pasur një lidhje sekrete.

Ankandi për këto objekte do të zhvillohet në korrik, sipas raporton TMZ.

Madonna pretendonte se nuk ishte në dijeni që Lutz të kishte letrën e Tupac Shakurit, të vitit 1995, derisa dëgjoi mbi një ankand online të vitit të kaluar.

Në një letër shumë prekëse, legjenda e reperit thoshte se të qenit pranë një njeriu me ngjyrë vetëm mund ta ndihmonte karrierën e saj, ndërsa imazhi i tij do të dëmtohej nga fakti, se ishte i lidhur me një grua të bardhë.

Ish-çifti ka pasur një marrëdhënie të fshehtë, mbi të cilën Madonna ka folur hapur vetëm gjatë kohëve të fundit.

Këngëtarja dhe Lutz, dikur mikesha, janë konfliktuar që prej vitit 2003, e pasi zgjidhën një mosmarrëveshje ligjore mbi artin, vitin pasardhës, Madonna nënshkroi lirimin nga të gjitha pretendimet mbi “çdo gjë” ndaj ish-shoqes së saj, ka theksuar gjykatësi Gerald Lebovits, në vendimin e tij, bërë publik gjatë së hënës.

Thënë kjo – shpjegoi më tej ai, – ylli i popit nuk mund të ngrejë më padi mbi gjërat që janë subjekt i ankandit.

Madonna u tha gjykatësve vitin e kaluar, kur kërkoi një urdhër gjyqësor për ndalimin e shitjes, se statusi i saj martesor “nuk shmang të drejtën për të ruajtur privatësinë, përfshirë edhe atë ndaj objekteve personale”.

Avokatët e Lutz, kanë akuzuar Madonnën për “hakmarrje personale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *