Nga “Times”: Një aktore dhe grua e madhe, si Nicole Kidman

 

“Times”, që sjell sipas traditës personazhet më me influencë në botë, nuk ka vonuar të na prezantojë ata që rrëmbyen trofeun, për vitin 2018. Lista kryesohet nga aktorja e famshme hollivudiane, Nicole Kidman, që është edhe kopertina për muajin prill, e revistës “Times”.

Me rolet më të suksesshme, nga “The dead calm” në vitin 1989, deri te “Big little lies” që u shfaq përpara një viti, Kidman ka qenë gjithmonë protagoniste në kinematografinë botërore, me role mjaft të spikatura.

Ajo cilësohet si simboli i një gruaje të suksesshme, po kaq e njohur për inteligjencën, sensin e humorit dhe dashamirësinë ndaj njerëzve.

50-vjeçarja Kidman, ka qenë e martuar me aktorin Tom Cruise, me të cilin u divorcua në vitin 2001, ndërsa prej disa vitesh është në një raport dashurie me këngëtarin Keith Urban. Kidman është nënë e katër fëmijëve dhe një prej portreteve më të bukura të Hollivudit.

Aktorja e njohur, shpesh është pjesë e fushatave humanitare dhe donacioneve për fondacionet në ndihmë të kategorive shoqërore në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *