Bllokohet ‘Viber’ në Rusi

Autoritetet ruse kanë bllokuar disa prej aplikacioneve të mesazheve në Viber.
Për pasojë, përdoruesit e shërbimeve të ndryshme online, po përballen me disa vështirësi në komunikimin e përditshëm.

Viber ka njoftuar në faqen në Facebook:

Për shkak të vendimit të fundit nga autoritetet ruse, për bllokimin e aplikacioneve specifike të mesazheve, disa operatorë të Telekomit po i bllokojnë disa prej këtyre shërbimeve.

Për rrjedhojë, përdoruesit e shërbimeve të ndryshme online në Rusi, përfshirë edhe Viber, po hasin në vështirësi për internetin.

Jemi shumë të shqetësuar që shërbimi ynë është prekur nga kjo situatë, si edhe përdoruesit tanë në Viber, sa i takon komunikimit të përditshëm me miqtë dhe familjen.

Specialistët tanë po punojnë për rikthimin e plotë të shërbimit, për të gjithë përdoruesit në Viber, sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *