Trump konfirmon: CIA “çmonton” bombën e Koresë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi të mërkurën se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, pati një takim sekret në Phenian, me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Takimi shkoi shumë mirë dhe u krijua një marrëdhënie pozitive,” – tha Trump në Twitter. “Hollësitë e Samitit janë në përpunim e sipër. Çarmatimi bërthamor do të jetë një nismë positive për botën, si edhe për Korenë e Veriut!” – shkruante ai.
Presidenti Trump tha dje, se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut “kanë paur bisedime në nivelin më të lartë”, por pa dhënë hollësi.
“Washington Post”, gazeta që e njoftoi e para takimin mes Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se shefi i CIA-s ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, pak pasi ishte emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit.
Ndërkohë, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior nuk kanë folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.
Trump parashikon të takohet me Kim Jong Un, në fillim të qershorit, me synimin që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të armëve bërthamore, që përbën një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon.