Conchita: Jam seropozitive, më shantazhuan…

Këngëtarja austriake, fituese e Eurovizion 2014, dëshiron t’i japë fund “stigmatizimit” të njerëzve të infektuar me HIV, virus që shkakton SIDA-n.
Imazhi dhe zëri i edicionit të Eurovizionit 2014, Tom Neuwirth, njohur si Conchita Wurst, zbuloi këtë të hënë në Instagram, se ishte mbartëse e virusit HIV-AIDS.
Përmes mesazhit, ajo dëshiron t’i japë fund shantazhit, duke luftuar kundër “stigmatizimit” të njerëzve me HIV,- siç shkruan në rrjetin social Instagram.
“Erdhi dita për t’u çliruar me shpatën e Demokleut: Jam seropozitive”, thotë këngëtarja 29-vjeçare. “Kjo nuk përbën interes për opinionin publik, por doja ta thoja hapur pas kërcënimit të një ish-mikut im, për publikimin e këtij informacioni personal. Nuk lejoj askënd, që të ndërhyjë në jetën time” – shtoi ajo.
Conchita Wurst, që me kurorëzimin si fituese në Eurovizion u bë njëherësh, ikonë dhe ambasadore e të drejtave të homoseksualëve në botë, shtoi se “shpreson të jetë zëri i një lëvizje të re, kundër stigmatizimit të personave mbartës të virusit HIV”.