HomeSportSkandal në tenis: Nick Kyrgios pezullohet për kokainë

Skandal në tenis: Nick Kyrgios pezullohet për kokainë

SKANDAL NË TENISIN BOTËROR! Nick Kyrgios, një nga emrat më kontroversialë dhe më të njohur të tenisit, është pezulluar përkohësisht pasi rezultoi pozitiv në një test për kokainë.

31-vjeçari australian, ish-finalist i Wimbledonit, dha një mostër më 22 qershor, gjatë një turneu në Spanjë. Analizat zbuluan praninë e benzoylecgonine, një metabolit i kokainës.

Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis, ITIA, konfirmoi se pezullimi i përkohshëm ka hyrë në fuqi më 4 gusht 2026. Kyrgios ka të drejtë të apelojë vendimin, por deri tani nuk e ka bërë këtë.

Vetë tenisti ka marrë përgjegjësinë e plotë për atë që e cilëson si një “gabim të madh”.

Në një deklaratë të gjatë në Instagram, Kyrgios u kërkoi falje miqve dhe familjes, duke folur edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar për shkak të dëmtimeve të shumta.

Ai tha se problemet fizike dhe psikologjike të viteve të fundit kanë ndikuar rëndë tek ai dhe njoftoi se do të largohet për 28 ditë nga rrjetet sociale dhe jeta publike.

Kokaina është një substancë e ndaluar gjatë garave sipas rregullave antidoping të tenisit.

Kyrgios ka qenë prej vitesh një prej figurave më të paparashikueshme të këtij sporti. Talenti i tij i jashtëzakonshëm është shoqëruar shpesh me përplasje, shpërthime në fushë dhe probleme jashtë saj.

Në vitin 2022 ai arriti finalen e Wimbledonit, ndërsa në kulmin e karrierës u rendit në vendin e 13-të në botë.

Por sot situata është krejt tjetër.

Kyrgios ka luajtur vetëm katër ndeshje teke gjatë vitit 2026 dhe ka zbritur në vendin e 919-të në renditjen botërore.

Një prej talenteve më të mëdha të gjeneratës së tij ndodhet tashmë përballë një prej krizave më të mëdha të karrierës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments