Facebook survejon secilin prej nesh
Facebook survejon secilin prej nesh
Facebook mbledh të dhëna edhe nëse nuk e përdor rrjetin social.
Shpikësi i “Facebook-ut”, Mark Zuckerberg, ka zbuluar një fakt që me siguri do të shqetësojë shumë nga ata që nuk hapën një adresë duke u kujdesur për jetën e tyre private.
Zuckerberg konfirmoi se mbledh të dhëna edhe prej atyre që nuk e përdorin rrjetin social, ose që nuk kanë llogari përdoruesi të regjistruar.
“ Për arsye sigurie, ne mbledhim informacion edhe për njerëzit që nuk janë të regjistruar në Facebook”, – i është përgjigjur Zuckerberg, pyetjes së një gazetari.