I dashuri mban lidhje me ish-in? Reagoni, mos flini gjumë…

I dashuri mban lidhje me ish-in? Reagoni, mos flini gjumë…!

Në shumë çifte ekziston frika e rikthimit të njërit apo tjetrit, në të shkuarën e tij. Thënë ndryshe, kontakte me ish-të dashurin apo të dashurën. Sipas Intv.al, duhet të bëni menjëherë kështu:

1. Adresojeni situatën haptazi
Mos e fshihni faktin që ju jeni të shqetësuar, apo të pasigurt. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të fajësoni të dashurin tuaj për ndjenjat e xhelozisë që mund të keni. Komunikoni frikën tuaj me të dashurin tuaj. Në këtë mënyrë do e kuptoni më mirë situatën, pra nëse ka vend për t’u shqetësuar apo jo.

2. Kuptoni arsyen e vërtetë pse po komunikon me të
Disa njerëz mund të jenë me të vërtetë “vetëm miq” me ish-in e tyre. Kjo është situata ideale, nëse partneri juaj ende është duke folur me ish-in e tij, por në thelb janë miq të ngushtë, që nuk kanë ndjenja romantike.

3. Merrni informacion për lidhjen e tyre
Cila është arsyeja që ata u ndanë me njëri-tjetrin?! Në këtë rast, do të keni idenë sa në rrezik mund të jetë lidhja juaj.

4) Kaloni disa kohë vetëm
Edhe nëse gjatë hetimit gjeni informacione që nuk ju pëlqejnë, merrni pak kohë për të dalë nga vetja dhe mendoni për atë që po ndodh. Ju mund t’i dërgoni mesazh pa dashje të dashurit tuaj që nuk i besoni më atij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *