Kryeministri në internet me “popullin…”
Kryeministri në internet me “popullin…”
Qeveria nis diskutimet online me Sindikatën e Minatorëve për statusin, por vemendja u përqëndrua mbi taksat, pasi një minator kritikoi Kryeministrin, se nuk po qeveris me timon majtas, që nënkupton politika sociale në mbështetje të njerëzve në nevojë.
Minatori: “Kryeministër preje pak majtas timonin, se shumë djathtas po ec… Jemi njerëz në nevojë. Preje edhe pak majtas për njerëzit në nevojë“.
Kryeministri: Ka keqkuptim të madh sa i takon taksave. Po marr ilaçet, sot ka ndryshim të madh mes aksesit në medikamnte të populates. Kemi hequr taksën mbi ilaçet, kemi përfshirë në listën e rimbursimeve 600 mijë njerëz që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve, kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme. Ka ende për të bërë, por të gjitha këto para të kursyera njerëzve janë para, që i paguan Buxheti i Shtetit.Unë ju sfidoj të më tregoni një taksë tjetër, që ka rritur qeveria. Kemi ulur taksat për 97% të punonjësve në shtet, apo privat që deri dje paguanin 10%. Kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël nga 1-5 milion. Nëse njerëzit ishin mësuar të mos paguanin dritat, ujin, kostot e shërbimeve dhe sot i paguajnë, këto nuk janë taksa. Më vjen keq që politika jonë e taksave ngatërrohet me tarifat e pushtetit vendor, është autonomi e tyre!”
Në takimin në internet me minatorët, Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministrat e Industrisë dhe të Financave, të cilët konfirmuan se kanë dakordësuar me sindikalistët projektin e Statusit të Minatorit dhe se krahas vendimit për uljen e moshës së daljes në pension, po bisedohet edhe për rritjen e pagës minimale.