Foto/ Futbollisti rus shënon, por nuk feston në shenjë solidariteti me luftën në Ukrainë

Aleksej Miranchuk, futbollisti rus i Atalanta, i cili hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 60-të, realizoi golin e katërt për bergamaskët në minutën e 86-të, duke çuar rezultatin në 4-0. Por, Miranchuk nuk festoi për këtë gol, jo për shkak se fitorja e Atalantës ishte e siguruar, por sulmuesi zgjodhi të solidarizohet me situatën, me luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Imazhet e fiksuara në foto shënojnë momente prekëse dhe domethënëse, ndërsa Miranchuk zgjedh të mos hidhet përpjetë nga gëzimi dhe futbollistët e tjerë të Atalantës vrapojnë ta përqafojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *