“Air Albania” po i afrohet fazës finale të përgatitjes së fushës së re. Pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po punojnë çdo ditë për konsolidimin e sipërfaqes së lojës.
Kositje, ujitje, mirëmbajtje dhe monitorim i vazhdueshëm. Ndërkohë, llampat speciale po përdoren për të përshpejtuar rritjen dhe zhvillimin e barit.
Puna do të vijojë edhe gjatë javëve të ardhshme, ndërsa stadiumi pritet të jetë plotësisht gati gjatë muajit shtator.
Fusha e re është pjesë e investimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitjen e Shqipërisë për Kampionatin Europian U-21, që do të zhvillohet në vitin 2027.



