Drejt zbulimit sesi do të shpëtojë bota nga plastika
Enzimat e prodhuara nga bakteret për të shkatërruar poliestrën natyrale,që gjendet te bimët, mund të përdoren gjithashtu për të tretur mbetjet plastike.
Mikrobet, që mund të shpërbëjnë plastikën gjenden në stomakun e lopës.
Shkenctarët në Austri kanë zbuluar se, në stomakun e lopëve janë gjendur enizma, që shkatërrojnë plastikën.
Nga gjetjet e studimit, të publikuara në revistën shkencore “Frontiers in Bioengineering and Biotechnology”, u zbulua se enzimat që ndodhen në stomakun e lopës mund të tresin substancën e njohur si polyethylene terephthalate (PET), që gjendet në muret e qelizave të bimëve, dhe që vitet e fundit është përdorur, jo vetëm në industirinë e veshjeve, por edhe në një gamë të gjerë produktesh nga kontenierët e ushqimeve dhe shishet plastike, e deri te prodhimi i aksesorëve elektronikë.
Zbulimi ofron shpresë për teknologjinë e riciklimit të mbetjeve plastike.
Ekipi i shkenctarëve nga Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë dëshiron të studiojë enzimat, që prodhohen në stomakun e lopës dhe të shohë nëse bakteret, prej të cilave ato prodhohen të mund të përdoren në riciklimin e llojeve të tjera të plastikës, përveç (PET).
Ideja do të ishte manipulimi gjenetik i baktereve për të prodhuar këto enzima, pa qenë e nevojshme të mblidhen mikrobet nga stomaku i lopës, duke i hapur përfundimisht derën riciklimit industrial të mbetjeve plastike.
Studiuesit tashmë kanë patentuar një metodë riciklimi në të cilin tekstilet sintetike vendosen përmes një lloj rripi transportues duke i ekspozuar ato përballë enzimave të ndryshme, që do të thotë se edhe materialet tekstil mund të riciklohen plotësisht, pa lindur nevoja të ndash pjesët, me përbërje poliestere.
Përshtati në shqip: Oriada Shehu
Linku i artikullit origjinal:
https://news.sky.com/story/microbe-that-can-break-down-plastic-discovered-in-cows-stomach-12346997