Mourinho: Anglia e kishte të lehtë me Ukrainën, por me danezët e frymëzuar…
Ishte e thjeshtë me Ukrainën. Shumë e thjeshtë. Sigurisht që Anglia pati një performancë të bukur dhe ia bëri lojën të lehtë vetes, por sic e prisja, kështu do të ishte, thotë Mourinho për “The Sun”.
Ata ishin gjithnjë në sulm, dhe mund të kishte dalë edhe 5-0. Nuk patën asnjë problem. Nuk pati as lëndime, as përjashtime.
Gareth Southgate planifikoi të luante me më të mirët, pavarësisht ndonjë përjashtimi te mundshem – u provua që kishte të drejtë.
Dhe tani kemi një gjysmë finale. Do të jetë më e vështirë, sepse Danimarka është një skuadër shumë më e mirë se Ukraina, megjithatë anglezët janë të fortë, luajnë mirë dhe kanë besim tek vetja.
Ata kanë ndjesinë se “kupa do të vijë në shtëpi, “it is coming home” — por do të jetë një gjysmë finale e madhe. Danezët janë të fortë dhe kanë gjetur një mënyrë të re për të luajtur pa Christian Eriksen.