Sozia e Aniston luan rolin e Rachel në Tik – Tok
Përdoruesja e TikTok-ut Lisa Tranel, u ka bërë një shaka fansave të “Friends”, duke improvizuar një pjesë nga roli i Rachel Green në një nga episodet. Ndjekësit e saj janë habitur jo vetëm nga njashmëria e pamjes, por edhe e zërit të saj me atë të ikonës së “Friends”. Klipi ku Tranel aktron disa sekonda nga episodi i vitit 1997, “Ai ku Chandler nuk e mban mend cila prej motrave.”
Tranel që ngjan identik me Aniston, ka shkruar në bio-n e saj “Nuk jam Jennifer Aniston”, ka marrë shumë komente për përshtypjen që u ka bërë fansave, por më shumë për ngjashmërinë me fituesen e cmimit Emmy.
“Uau! Menova që ishte Jennifer Aniston!!,” shkruante një ndjekës, ndërsa një tjetër shtonte, “Isha i sigurt që ishte Jennifer Anniston, pamja, zëri, cdo gjë.”
“Ti dukesh më shumë si Rachel, sesa Rachel vetë,” shkruante një fans tjetër i impresionuar.