Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë nevojë të qëndrojnë pak vetëm

Duket se ata kanë nevojë për hapësirë, pasi kanë pak kohë që janë rilidhur së bashku. Një ditë pasi kishin shkuar me fëmijët e tyre në Universal Studios në Hollivud, Bennifer e ndjenë se kishin nevojë të rrinin vetëm, ndaj u nisën drejt Hamptons për të qëndruar së bashku pa fëmijët.

Fotot tregojnë Ben Affleck dhe Jennifer Lopez të përqafuar të shtunën në Long Island, me krahun e futur njëri – tjetrit gjatë gjithë kohës dhe shumë pranë, ndonjëherë as një cm larg. Affleck dhe Lopez kishin dalë për shopping, duke ecur ngadalë, të relaksuar në shoqërinë e njëri – tjetrit.

Affleck, 48, kishte veshur një bluzë të ngushtë ngjyrë qumështi dhe pantallona ngjyrë kafe, ndërsa Lopez, 51, me flokë lëshuar, me një bluzë në të njëjtën ngjyrë, të gjerë dhe pantallona bezhë të bollshme e të rehatshme. Të dy ishin me atlete./New York Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *