Koha për t’u kujdesur për lulet….
Fundjava, një mundësi e mirë edhe për t’u kujdesur për kopshtet në natyrë dhe në ballkone, pasi tani është një kohë e mirë për të rifreskuar plehrat organikë nëse, rrisni në vazo Kamelia ose Azalea.
Plehrat organike e humbasin aciditetin, veçanërisht kur lulet i ujisim me ujë të ndenjur në depozita, ose me ujë që përmban shumë ngarkesa minerale.
Për zëvëndësimin e plehrave organikë, ju duhet, që me kujdes të hiqni shtresën e sipërme të tyre, pa prekur rrënjët e bimëve dhe më pas të hidhni përzierjen e plehrave të freskët me një sasi të vogël squfuri.
Ideale do të ishte, që lulet e Azaleas dhe Kamelitë të ujiteshin me ujë shiu, të cilin mund ta siguronim nga ditët me shi dhe ta depozitonim në enë të posaçme.
Si një alternativë ndaj përdorimit të plehrave me çlirim të ngadaltë, bimët mund t’i ushqeheni edhe me tretësirat e lëngshëme, që ato vetë prodhojnë çdo 14 ditë, derisa të jenë pjekur sythat e rinj.