SPAK & Anti-mafia arrestojnë prokurorin dhe shefin e trafiqeve
Prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe shefi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestuan në mesin e dhjetra të ndaluarëve si të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë.
Hetimet e kryera nga një skuadër e përbashkët italo-shqiptare zbuloi rrjetin e trafikantëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në prokurorinë e Vlorës, Policinë e Tiranës dhe Bashkinë Kavajë.
Zyrtarizohet se në mision kanë ndihmuar edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesit e Anti-mafias italiane, detajoi pjesë nga operacioni ndërkombëtar për arrestimet e kryera në për trafikim të lëndëve narkotike dhe korrupsion në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë.
Drejtuesi i SPAK konfirmoi se është evidentuar dhe provuar plotësisht i gjithë zinxhiri i veprimtarisë së trafikantëve nga kultivimi, përpunimi e deri në transportimin në Itali të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit të koduar “Shpirti” u sekuestruan pasuri të konsiderueshme me vlerë afro 3 milionë euro dhe 6 ton drogë.