Hidhet sot për herë të parë në treg, kartmonedha e re 10 mijë lekëshe

Sot është hedhur në treg për herë të parë kartmonedha e re 10000 lekëshe dhe ajo e 1000 mijë lekëshe, siç e bëri më dije disa ditë më parë në një konferencë për shtyp Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko.
Kartëmonedha 10000 Lekë ka të integruar shtypin e ngritur te portreti i Asdrenit, numrat, shkronjat dhe pjesë të tjera të kartëmonedhës, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, figurën ujore, hologramën të shoqëruar me efekte të ndryshme optike, fillin e sigurisë që duket si vijë e errët e pandërprerë kundrejt dritës dhe që ndryshon ngjyrë nga e gjelbër në të purpurt në kënde të ndryshme shikimi, figurën e librit me pendë me ngjyrë të ndryshueshme sipas këndit të lëvizjes dhe shiritin e shndritshëm në pjesën e pasme që shfaq vlerën 10000 Lekë.
Ndërsa, kartëmonedha 1000 Lekë pjesë e serisë së re, vjen me një dizajn të rifreskuar, por ruan të njëjtat motive të paraqitura në prerjen ekzistuese, duke pësuar ndryshime, të cilat lidhen me konfigurimin në tërësi të të gjitha elementeve të shtuara dhe përmirësuara.
Kartëmonedhat e serisë së re 1000 Lekë dhe 10000 Lekë do të kenë kurs ligjor në Republikën e Shqipërisë dhe do të përdoren si mjet pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *