Para supersfidës së sotme; parashikimet e Mourinho: Nëse Anglia mund Gjermaninë, do të jetë në finale
Dy nga ekipet më të forta në këtë “Euro 2020”, Anglia dhe Gjermania, do të luajnë sonte në orën 18:00 në “Wembley”, impiantin luksoz të Londrës. Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar hapësirë të veçantë kësaj ndjeshjeje, duke publikuar edhe komentet ekskluzive të Hose Mourinho:
Nëse Anglia fiton sonte përballet me Suedinë ose Ukrainën në çerek finale, pastaj Çekinë ose Danimarkën në gjysmëfinale. Kushdo që fiton sonte e shoh si favorite në finale. “Dua të shoh Kane të ngrejë kupën në 11 korrik”, tha Hose Mourinho për “The Sun”.
Duhen respektuar të gjitha skuadrat, sepse janë aty për një arsye, por për një skuadër të madhe si Anglia ose Gjermania, kjo ndeshje është si gjysmëfinale.
Nuk jam supersticioz dhe nuk shoh historikun, edhe pse njerëzit thonë se Anglia humb gjithmonë me penalltitë. Nuk është kështu, në Botërorin e fundit Anglia shënoi me penallti kundër Kolumbisë”, vijon Mourinho duke shtuar se Gjermania është një skuadër që duhet patur frikë.
Ata kanë gjithmonë një qëllim të qartë, janë në formë fizike të shkëlqyer, më shumë se skuadrat e tjera.
“The Sun”, gjithashtu, ka hapur faqen kryesore me një titull motivues, duke përfshirë me humor edhe skandalin e pak ditëve më parë ku ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, u kap duke u puthur me asistenten e tij Giana Coadangelo, veprim ky që i kushtoi postin.
“Jepi Harry…edhe Hancock shënoi”, shkruan në titullin e saj gazeta britanike që ishte e para që publikoi skandalin, ka gjetur këtë mëyrë tejet origjinale, për të motivuar “Tre Luanët”, në veçanti yllin e ekipit Harry Kane, te i cili pritet shumë në këtë ndeshje të sotme.