Aksidentet e shtuara, “Vetting” për pronarët e makinave të shtrenjta

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një konferencë për shtyp për mediat, tha sot se një nga masat që do të merren përkundër aksidenteve të shtuara të ditëve të fundit në vend, do të jetë hetimi pasuror ose Vettingu që do t’u bëhet pronarëve të makinave te shtrenjta për të ardhurat dhe burimet e ligjshme justifikuese për blerjen e tyre, nese kapen disa here me shkelje te rregullave te qarkullimit. Kjo masë tingëllon e çuditshme dhe jo relevante, aq sa nuk gjen dot lidhje mes shkakut dhe pasojës, pasi nuk ka baze ligjore per implementimin e saj, megjithatë do të shihet si do të zhvillohet ne praktike ky proces . Ministri tha se viti 2021 është viti më i mirë sa i përket aksidenteve krahsauar me vitet e tjera sa i përket numrit të aksidenteve.
Ai bëri gjithashtu me dije se brenda javës do të ketë ndryshime të mëdha në drejtoritë e policisë dhe komisariatet e vendit, për shkak edhe të numrit të madh të vrasjeve në bregdet për hapësirat e plazheve me nisjen e sezonit turistik. Çuçi tha se policia nuk mund të parandalonte ngjarjet e fundit të rënda – aksidenti me 4 viktima në Vlorë dhe konflikti me armë në Velipojë me 4 të vrarë. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se policia nuk ka të meta, por ai drejtoi gishtin nga prokurorët dhe gjykatësit “që nuk kanë kaluar vetingun”.

Çuçi denoncoi me emër prokurorë dhe gjyqtarë se kanë dhënë vendime lehtësuese ndaj disa të arrestuarve për armëmbajtje pa leje dhe për shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *