Kur Kim Kardashian kupton gabimet…

Kim Kardashian tha se i detyrohet një ndjesë ish – bashkëshortit të saj Kris Humphries – por ai, mesa duket nuk ka qenë i gatshëm të pranojë ndjesën.
Gjatë një emisioni të “KUWTK” “Keeping Up with the Kardashians” (Të ndjekësh Kardhashianët), ylli 40 – vjeçar tha se ka provuar disa herë, por pa sukses, t’i thotë sesa e keqardhur ndihej për mënyrën sesi e kishte menaxhuar martesën e tyre 72 – ditore dhe divorcin e stërgjatë.
“Kam tentuar,” pranoi ajo. “U përpoqa ta telefonoj për muaj me radhë.”
Ajo tha se një ditë u përball me të në barin e një hoteli në Beverly Hills, ndërsa ishte duke shëtitur me vajzën North dhe shtatëzanë me djalin Saint, por gjërat nuk shkuan mirë.
“E pashë atë dhe shokët e tij që u ngritën nga tavolina, ishin ulur në tavolinën ngjitur me tonën,” tha ajo. “Të gjithë shokët më përshëndetën me mirësjellje, ndërsa ai vetëm më pa, duke lënë të kuptoja që nuk donte as të më përshëndeste.”
Më parë, Kardashian kishte pranuar, “Isha shumë nervoze të ndahesha me dikë. E menaxhova në mënyrën më të gabuar të mundshme. Nuk dija si të merresha vesh. Kam nxjerrë shumë mësime nga kjo”.
“Nëse do të isha e pjekur, nuk do të veproja kështu. Në fakt, do të doja të isha martuar vetëm një here në jetë”, u shpreh Kim.
Aktualisht, ajo është duke u divorcuar nga burri i tretë, Kanye West. Për herë të parë, ishte martuar me Damon Thomas./New York Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *