Gazetarët, protestë para Kuvendit: Mos cënoni fjalën e lirë!

Foto credit: Ora News.                              Pak minuta para nisjes së seancës së sotme plenare, gazetarët që mbulojnë zhvillimet në Kuvend kanë protestuar në lidhje me vendimin për rregulloren e re të këtij institucioni, që i pengon të marrin pjesë në komisionet dhe seancat parlamentare dhe I detyron të ndjekin seancat nëpërmjet ekranave me regji qëndrore të vendosura në një sallë të vecantë.
Njoftimi i gazetarëve:
Eja KUVENDojmë! Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sencibilizues ditën e mërkurë datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje!
PS. Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *