Biden firmos urdhrin për destabilizuesit e Ballkanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxjerr urdhër për bllokimin e pronave dhe çdo pasurie në SHBA, në disponim të personave, që destabilizojnë Ish-Jugosllavinë dhe Shqipërinë.

Në urdhrin e rikonceptuar do të ketë sanksione edhe për zyrtarë, që kanë abuzuar me pasurinë publike në qeveritë e vendeve të Ballkanit Perendimor, gjatë dy dekadave të fundit.

Urdhëri ekzekutiv i Presidentit amerikan, Joe Biden, i firmosur më 8 qershor 2021, u publikua nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe krahas sekuestrimit të pronave, destabilizuesve dhe zyrtarëve të korruptuar të qeverive të Ballkanit, u ndalohet edhe hyrja në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *