Tiranë/ Aksidentohet gazetarja në Sauk ( foto)
Një kolege e një televizioni privat u aksidentua, pak minuta më parë, te rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë, teksa udhëtonte me automjetin e saj.
Fatmirësisht gazetarja me inicialet I.D, është jashtë rrezikut për jetën, por mësohet se nga përplasja e fortë ka lëndime në kokë.
Nga fotot e siguruara nga Rojtar.com, automjeti me të cilin udhëtonte gazetarja ka pësuar dëmtime të shumta.

Ekipi i urgjencës mjekësore ka asistuar reporteren televizive dhe në kohë rekord e ka transportuar për në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar.
Gjatë aksidentit janë përplasur edhe disa makina të tjera, por nuk raportohen për persona të tjerë të lënduar.