Edhe pse nuk ka raste me COVID – 19, Greqia shtyn sërish datën për hapjen e kufirit me Shqipërinë

Edhe pse Shqipëria ka një numër rastesh ditore të papërfillshëm me COVID – 19, – dje kishte vetëm 2 raste të reja – shteti grek ka vendosur të shtyjë sërish vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor. Nuk dihet së në cfarë shifrash është bazuar shtetit grek për të marrë këtë masë.

Ditët në vijim do të vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm të atyre që disponojnë leje qëndrimi në Greqi, kanë dyshtetësi apo minoritarët grekë të Shqipërisë.

Sipas autoriteteve helene  në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e QafëBotës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *