Shpresa për sezon të frytshëm turistik, Shqipëria asnjë kusht COVID-i
Cdo vizitor, turist, udhëtar, emigrant, pra kushdo që dëshiron, mund të hyjë në Shqipëri lirshëm, pa asnjë kusht Covid-i. Njoftimi është bërë i ditur zyrtarisht sot nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sipas së cilës nuk ka nevojë as për test Covid dhe as për ndonjë dokument tjetër. Lirshmëria në hyrje është një plus për sezonin turistik që sapo ka filluar. Njoftimi i MEPJ:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar ✈️Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.
Për më shumë informacion,
👉 https://bit.ly/3fQDx6N
#MirësevininëShqipëri 🇦🇱