Kosovë-Maltë, takimi sonte në Austri
Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon këtë mbrëmje ndeshjen e tretë me Maltën.
Siç raporton Zëri .info, dy ndeshjet e para ishin në kuadër të Ligës së Kombeve, ku “Dardanët” triumfuan si në përballjen në shtëpi, ashtu edhe në atë të kthimit, duke shënuar gjithsej 8 gola.
Përballja e sotme miqësore, Kosovë-Maltë, do të zhvillohet në orën 18:00 në në stadiumin “Wörthersee” në Klangefurt të Austrisë.
Kjo është ndeshja e dytë miqësore e përfaqësueses kosovare, pas fitores 4-1 ndaj San Marinos, ndeshje që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.