Kupa e Shqipërisë e sigurt te Vllaznia

Vllaznia triumfoi në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Në përballje me Skendërbeun, ekipi i Shkodrës arriti të sigurojë golin e fitores, që në pjesën e parë, duke ekzaltuar tifozët që e shoqëronin në stadiumin “ Air Albania” në Tiranë.

Pas këtij momenti, korçarët e “Skënderbeut” e kishin të pamundur avancimin edhe sepse strategjia e tyre në fushë u fokusua në mbrojtje.

Zyrtarizimi i fitores ishte një festë e papërshkueshme në fushën e blertë.

Traineri Thomas Brdariç e pa veten si një top futbolli, që nuk rrezikonte “penallti” teksa hidhej sa në një krah të ekipit, te tjetri.

Ndërsa nga Shkodra ishin nisur tifozët e “uritur”, që nuk mund të ishin në stadium për shkak të masave anti-Covid.

Kësaj radhe batuta e njohur : “ …ka ra zjarr në Bushat”, ishte thuajëse reale, por fatmirsisht një “zjarr” emocionesh e priste në Kryebushat ekipin e Vllaznisë të kthehej nga Tirana.

Vllaznia në të gjithë historikun e saj ka fituar 7 herë Kupën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *