Me “targa të huaja”, lejohet qarkullimi vetëm 1 vit, ndryshe shteti të merr makinën
Ndryshimet në Kodin Rrugor prekin edhe emigrantët.
Ekspertët e Sigurisë Rrugore deklaruan në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në Ora News se, do të konfiskohen makinat me targa të huaja, që qarkullojnë mbi 1 vit në territorin shqiptar.
Në ndryshimet e bëra, në 44 nene të Kodit Rrugor, parashikohen sanksione më të rrepta për drejtuesit e mjeteve, që qarkullojnë mbi normat e lejuara të shpejtësisë.
Gjoba për tejkalim shpejtësie do të jetë 50-150 mijë lekë të vjetra dhe drejtuesve të mjeteve, të kapur në shkelje do t’ju hiqet patenta nga 1-3 muaj.
Ndërkohë, pas një ndërprerje afro 5 mujore, sot rinisi kolaudimi i automjeteve të institucioneve publike, për të vazhduar në ditët në vijim me kontrollin teknik të automjetet private.
Shërbimet e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore u rikthyen këtë muaj nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas përfundimit të kontratës koncensionare.