Mariah Carey më në fund rrëfen hapur: Jam bipolare
“Deri tani jam përpjekur t’u shmangem njerëzve, nga frika se kjo e fshehtë mund të zbulohet,” – ka thënë këngëtarja. ”Ishte një barrë shumë e rëndë për mua dhe nuk mundesha më“.
Mariah Carey ka treguar se, për vite me radhë nuk donte ta besonte që vuante nga një çrregullim nervor, por së fundmi ndihet krenare që e ndan me fansët e saj.
Në numrin e ri të revistës “People”, këngëtarja rrëfen si është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe në çfarë kushtesh është sot.
“Kërkova dhe mora trajtim, mbajta rreth meje vetëm njerëz pozitivë dhe iu riktheva asaj që dua më shumë: të shkruaj këngë dhe të bëj muzikë.”
Ajo u diagnostikua në vitin 2001, kur u paraqit në një klinikë pas një krize. Prej atëherë, vetëm së fundmi i është nënshtruar trajtimit mjekësor, pas shumë vitesh të trazuara në jetën profesionale dhe personale.
Carey rrëfen, se: “Aktualisht po trajtohem për çrregullim bipolar tip II, që përfshin periudha depresioni si hipomania dhe se vazhdon mjekimin”.
“Gjëja më e rëndësishme është gjetja e ekuilibrave brenda vetes“ – u shpreh ajo.
Në rrjetin social Tweeter, këngëtarja publikoi kopertinën e revistës “People“, ku rrëfen se është e lumtur për faktin, se e ndan këtë pjesë të jetës së saj edhe me fansët.
Përshtati për Rojtar.com: A.M