Kate Midelton merr vaksinën anti-COVID, 9 ditë pas princit William. Cilën vaksinë…?
Dukesha e Kembrixhit, 39 vjec, pozoi për një foto tek Muzeu i Shkencës në Londër, teksa bëri vaksinën. Ajo ishte veshur casual me një bluzë të bardhë dhe xhinse blu të hapur.
Në një postim zyrtar në Twitter, ajo shkroi: “Dje, mora dozën e parë të vaksinës kundër COVID-it, në Muzeun e Shkencës në Londër.
“I jam shumë mirënjohëse kujto që po luan rol në përmirësimin e situatës përmes vaksinimit– faleminderit për gjithcka që po bëni.”
Ajo e bëri vaksinën nga personeli shëndetësor, pasi programi i vaksinimit u shtri në moshën mbi 30 vjec këtë javë.
Nuk është e qartë përse 39-vjecarja Kate priti deri tani për të bërë vaksinën, kur shërbimet shëndetësore ftuan 38 dhe 39 vjecarët ta bënin vaksinën më 12 maj.
Familja mbretërore nuk zbuloi se cilën vaksinë bëri Kate, por duke marrë parasysh që është më e re se 40 vjec, ajo duhet të ketë marrë vaksinën Pfizer ose Moderna.
Vaksinimi i saj vjen 9 ditë pasi princi William, 38, publikoi foton ndërsa merrte vaksinën e tij.
Edhe Will e bëri vaksinën në Muzeun e Shkencës, që është pranë shtëpisë së ciftit, në Kensington Palace./The Sun