Angeline Jolie me National Geographic në projektin “Gratë dhe bletët”

Përgatiti:Oriada Shehu

“National Geographic” u bashkua me aktoren dhe aktivisten e famshme edhe për humanizmin e saj, Angelina Jolie në mënyrë, që të rrisë vetëdijen për rritjen e bletëve dhe për të promovuar një program të ri për të fuqizuar gratë bletare në të gjithë botën.

Fotoja u krijua si një përfaqësim i ekuilibrit ndermjet njerëzve dhe bletëve.

Jolie, si e Dërguara Speciale e Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët, ka parë nga afër lidhjen midis shkatërrimit të ambientit, pasigurisë ushqimore dhe zhvendosjes njerzore anekend botës.

Përmes fondacionit, që mban emrin e djalit të saj të madh, “Maddox”, Angeline Jolie, prej 17 viteve mbështet komunitetet lokale në Kamboxhia, në përpjekjet e tyre për të luftuar shpyllëzimet dhe prerjet e paligjshme të pyjeve, që kërcënojnë bletët, kafshet e tjera dhe ekosistemin në pergjithesi.

Ne jemi të shqetësuar për botën dhe kaq shumë njerëz ndihen të mbingarkuar me lajmet e këqija për shembjet dhe gjithçka çfarë po ndodh në ekosistem. Kjo është një çështje, të cilën ne mund ta menaxhojmë,” -thotë Jolie.

Portreti i saj, duke u përkëdhelur nga bletët, u regjistrua nga fotografi Dan Winters, i cili dhe ai vetë është një rritës bletësh, amator.

Ai u frymëzua nga një portret i Richard Avedon, i vitit 1981, ku një rritës bletësh nga Kalifornia ishte i mbuluar i gjithi me bletë.

Duke përdorur të njëjtën feromonë që fotografi dhe entomologu Avedon, përdori për portretin e tij, 40 vjet më parë, Winters fotografoi me kujdes Jolin me bletët në Kaliforni, për të nderuar Avedon dhe fotografinë e tij dhe për të sjellë vëmendjen e bletëve dhe bletarëve kudo që gjenden“, -thotë National Geographic.

Winters gjithashtu fotografoi një portret lëvizës të Jolisë, të cilin “National Geographic” e vendosi si imazhin e dytë në Instagram.

Në një intervistë me redaktoren e ekzekutive të “National Geographic”, Indira Lakshmanan, Jolie thotë se ajo ishte frymëzuar nga vizione të ndryshme të bletëve si, një shtyllë e rëndësishme e sistemit ushqimor të njeriut dhe të rrjetit global të grave, të cilat do të trajnohen për  kultivimin e bletëve.

Intervista thekson rëndësinë e ruajtjes së bletës dhe pse ajo beson se, bletaria është e domosdoshme për bujqësinë e qëndrueshme, shëndetin mjedisor dhe sigurinë globale të furnizimit ushqimor.

Intervista përqendrohet gjithashtu te Jolie, në një program të quajtur “Women for Bees – Gratë për Bletët “, i cili ndihmon në promovimin e fuqizimit të grave dhe ruajtjes së biodiversitetit.

Deri në vitin 2025, programi synon të ndërtojë 2.500 koshere brenda 25 Rezervave Biosferike të UNESCO-s. 50 gratë, të cilat do të diplomohen deri në vitin 2025 do të trajnohen dhe mbështeten në krijimin e operacioneve të bletarisë,-shpjegon National Geographic.

Për “National Geographic” ruajtja e bletëve është pjesë  e iniciativës të saj, “Planet Possible”, e njoftuar një muaj më parë.

Tek National Geographic, ne e njohim fuqinë që ka tregimi vizual i ngjarjeve për të sjellë ndryshime të vërteta”, -tha Whitney Johnson, një nga përfaqësueset vizualeve të “National Geographic”.

Në festimin e Ditës Botërore të Bletës, ne donim të ndriçonim një dritë mbi vështirësitë me të cilat përballen bletët në një mënyrë krijuese dhe tërheqëse. Duke bashkëpunuar me Angelina Jolie dhe duke marrë frymëzim nga portreti ikon i Richard Avedon, programi “Gratë për Bletët” paraqiti një pikë unike për ne që të angazhojmë lexuesit në një çështje, për të cilën ata mund të mos mendojnë çdo ditë, por ajo ndikon aq shumë në jetën tonë të përditshme.

Programi që synon mbrojtjen e natyrës, me shumë gjasë iu besua grave, të cilat padyshim janë “bletët punëtore” të familjeve tona.


Intervistën ekskluzive me Angeline Jolie, në Ditën Botërore të Bletëve mund ta gjeni në NatGeo.com/Bees.

Linku origjinal i artikullit:

https://petapixel.com/2021/05/21/angelina-jolie-photographed-covered-in-bees-to-support-conservation/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *