Evgjeni Baxho, “Rojtar” zbulon detaje mbi jetën e 23 vjecares nga Delvina

Policia ka referuar në prokurori të dhënat e grumbulluara gjatë hetimeve për vdekjen e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila u gjet pa shenja jete në banesën me qira, në të cilën banonte në rrugën ‘Teodor Muzaka’ në Tiranë. Sipas të dhënave të “Top Channel”, prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e vajzës, pasi e ka cilësuar vdekje misterioze për shkak të disa shkrimeve dhe simboleve me lapustilë të kuqe të gjetura në trupin e së ndjerës gjatë autopsisë.

Një javë para se të ndërronte jetë, Evgjenia kishte qenë në qytetin e lindjes, në Delvinë, ku jetonte me gjyshen e saj, në lagjen “Sinan Ballaci”, pak metra larg qendrës së qytetit të Delvinës. Ajo kishte qenë e sëmurë dhe pasi ishte përmirësuar, ishte kthyer në Tiranë, ku jetonte dhe punonte. Evgjeni Baxho i kishte prindërit të divorcuar qëkur ishte foshnje disa muajshe. E ëma punonte në një nga ishujt e largët të Kretës dhe një detaj prekës është se për shkak të largësisë dhe vështirësive në udhëtim, ajo mezi kishte arritur në varrimin e së bijës në Delvinë. Fqinjët e vajzës në Delvinë tregojnë se i ati, ishte martuar përsëri dhe Evgjenia nuk kishte marrëdhënie të ngushta me të, për shkak të divorcit me të ëmën. Evgjenia, ne mungese te prinderve, ishte rritur nga gjyshja e saj, me të cilën kishte marrëdhënie shumë të afërta.

Qytetarët e Delvinës janë prekur shumë nga vdekja e parakohshme e Evgjenisë dhe nuk aludojnë ndonjë arsye tjetër, vec atyre shëndetësore si shkakun e vdekjes së saj.  Edhe Kryetarja e Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi dhe gjithë mediat lokale kanë bërë publik menjëherë lajmin e vdekjes së vajzës së re në rrjetet sociale dhe i kanë shprehur ngushëllime familjarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *