Shehaj sulm frontal Bashës: Kundër Edi Ramës duhet një lider i pakorruptuar, në dukje dhe në realitet

Me rreth 15 minuta vonesë, kandidati i zyrtarizuar tashmë për të garuar për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shfaqur para mediave në një konferencë për shtyp në hotel “Rogner”. Ai i ka thënë se nuk ka asnjë arsye personale që po sfidon Lulzim Bashën. “Jam bindur se Lulzim Basha nuk e con dot Partinë Demokratike në fitore, Duhet ndryshuar lidershipi për ta cuar në fitore, ndaj kam kandiduar”, tha Shehaj që sulmoi frontalisht Lulzim Bashën. Ai tha se duhet një lider krejt ndryshe përballë Edi Ramës, i pakorruptuar, “të duket dhe të jetë i tillë”. Shehaj hodhi poshtë cdo mundësi për bashkëqeverisje me Edi Ramën, nëse zgjidhet kryetar i PD-së.

“Duhet hapur PD-ja ndaj të vjetërve dhe të rinjve. Do të propozoj votimin e vërtetë ‘një anëtar një votë’, në mënyrë që anëtarësia të caktojë emrat e duhur në listën e kandidatëve”, tha Shehaj që shtoi mungesa e meritokracisë është tipari kryesor i Partisë Demokratike.

Si pikën më të fortë ndaj Bashës, ai tha se ka besueshmërinë. Kandidimin vendosi ta bëjë si pasojë e një reflektimi të gjatë dhë tërësor. Si shkak kryesor të humbjes në zgjedhje, Shehaj përmend djegien e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhjen lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *