Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë rikthyer bashkë ?!
Thashethemet se Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë rikthyer bashkë u zyrtarizuan.
Të lodhur nga fshehja e këtij sekreti, ata u kapën “mat” nga paparacët e “MEGA”, në vilën madhështore të J.Lo në Majami.
Ben fluturoi dje, drejt vilës së saj elegante miliona dollarëshe, që sheh direkt e në oqeanin Atlantik. Diva e popit siç shkruan portali gjerman “Bild”, ishte duke pritur ish të fejuarin e saj, në një nga ballkonet e qelqtë të dhomës së gjumit.

Fotografët e “MEGA” fiksuan pas ca orësh Ben Affleck në të njëjtin ballkon duke pirë cigare dhe pak më vonë duke dalë të dy nga vila.
Kanë kaluar 17 vjet që nga marrëdhënia e dështuar e Jennifer Lopez me aktorin Ben Affleck. Në të vërtetë, Ben Affleck dhe J.Lo, të dy kishin në plan të martoheshin në atë kohë. Pak para dasmës së ëndrrave, ata e prishën fejesën.
Tani gjysma e botës po mban të kryqëzuar gishtat për një mundësi të dytë të “Bennifer 2.0”, siç u pagëzua dyshja e artistëve, dy dekada më parë./Bild