Boris Johnson dhe Carrie Symonds shpallin datën e martesës

BORIS Johnson dhe Carrie Symonds do të celebrojnë martësën verën e ardhshme, sipas “The Sun”

Kryeministri britanik Boris Jonson, 56 vjec dhe e fejuara e tij Carrie Symonds, 33 vjec, kanë caktuar datën për t’u celebruar në martesë, më 30 korrik 2022.

Ata janë fejuar në fund të vitit 2019, por si shumë njerëz të tjerë në mbarë botën, kanë shtyrë planet e tyre për shkak të Covid.

Detajet mbi vendin se ku cifti do të thotë “po”, mbeten sekret, por miqtë pranë tyre thonë se do të presin deri vitin tjetër për të qenë të sigurt për festën e tyre.

Pritet  që muajin tjetër, BoJo të njoftojë heqjen e lock down-it per zhvillimin e dasmave me deri 30 persona.

Sidoqoftë, miqtë e ciftit thonë se lufta kundër virusit dhe rikthimi i vendit në normalitet nga pandemia, i shtyjne te mendojne se kjo verë është shumë shpejt për uljen në gjunjë dhe propozimin e madh.

Parashikimet e para mbi vendin se ku do të zhvillohet ceremonia, përfshijnë ambientet e ndërtesës së qeverisë në Buckinghamshire, ose parkun safari në Kent, ku punon Carrie.

Një zëdhënës i cifiti nuk pranoi të bëjë komente “për një event familjar”, sic e cilësoi ai.

I vetmi kryeministër tjetër që zhvilloi ceremoninë e martesës në zyrë ishte Lord Liverpool që u martua me Mary Chester në 1822.

Boris dhe Carrie u njohën për herë të parë në një aktivitet bamirësie në vitin 2018.

Sic bëhet me dije, ai i ka propozuar kur ata ishin me pushime në Karaibe në ishujt Mustique, pak kohë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve të përgjithshme në dhjetor të vitit 2019.

Fejesa — dhe lajmi se Carrie po priste fëmijën e tyre të parë — u bë publik në fund të shkurtit 2020.

Javë më pas, Kryeministri kaloi rëndë Covid – 19, duke përfunduar në muajin prill në terapi intensive. I biri, Wilfred lindi më 29 prill 2020, dhe emrin e mesit ia vendosën Nicholas, në nder të doktorit që i shpëtoi jetën. Që atëherë, z. Jonhson nuk ishte shprehur asnjëherë për planet e tij për martesë./ The Sun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *