Cila është arsyeja banale që Shqipëria e la jashtë Festivalit të RTSH-së përfaqësuesin e Zvicrës në Eurovizion?

Është absurd fakti që mbrëmë juria profesionale shqiptare e vlerësoi maksimalisht, me 12 pikë

Gjon’s Tears apo Gjoni Muharremaj shqiptari me origjinë nga Suhareka që u rendit i treti në Eurovizion dhe i pari, nga pikët e jurive profesionale të 39 vendeve evropiane me këngën “Tout l’univers”, “I gjithë universi”, sipas “Bota sot”, ka apikuar për të kënduar në festivalin e RTSH-së dhe është refuzuar, sepse nuk ka pasur vende.

Gjoni Muharremaj nuk është pranuar të këndojë në festivalin e RTSH-së, edhe pse në sondazhet e shumta gjatë periudhës që po mbahej festivali ishte favorit për të fituar, ka konfirmuar Gjoni.

Ai në një emisioni shqiptar që zhvillohet në diasporë ka folur rreth cështjes së refuzimit nga organizatorët e festivalit të TVSh-së: “Më në fund, të enjten më kanë thënë më fal por i kemi 25 artistë dhe duhet vetëm 20”, është shprehur Gjoni, i cili është vlerësuar si një nga talentet e festivalit të evropian të këtij viti. Është absurd fakti që nuk i është dhënë mundësia të këndojë në festivalin shqiptar: së paku, komisioni përzgjedhës nuk ka arritur ta evidentojë talentin e tij në të kënduar, ose për të evituar konkurrencën. Absurditeti rritet kur juria jonë profesionale i dha mbrëmë pikët maksimale 12, ndërkohë që ka refuzuar t’i japë mundësinë të këndojë në festival.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *