Një javë nga ribashkimi i “Friends”, HBO Max nxjerr specialen që të bën të qeshësh dhe të qash
HBO Max publikoi specialen e serialit “Friends” që do të shfaqë prej 27 majit dhe që ribashkon të 6-të pjesëtarët e kastës ― Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schwimmer ― për herë të parë në ekran, pasi NBC shfaqi episodin e fundit para 20 vjetësh.
Duke u rikthyer në skenën origjinale, me numrin 4, në Warner Bros, studion e Burbank, Kaliforni, ku u xhiruan të 10-ta sezonet e “Friends”, grupi fillon aty ku e la: duke diskutuar mbi cështjen e famshme a ishin Ross dhe Rachel “on the break” (të ndarë).
Traileri ka gjithcka që një fans i “Friends” mund të dëshirojë, përvecse ndoshta një performancë live të “Smelly Cat” nga Kudroë (nuk është vonë për këtë!). Grupi rikthehet në hapat e vjetër, me një kuiz rreth “Friends”, Xhoi dhe Chandleri duke provuar karriget speciale, duke diskutuar rreth skenave klasike dhe reagimeve rreth apartamentit special në New York, ku u zhvillua pjesa më e madhe e show-t.
“Secili luaji perfekt rolin e tij,” thotë Schwimmer në trailer.
“Ishte një kohë e mrekullueshme, u bëmë miq të ngushtë”, thotë Cox, ndërsa Perry thotë se është gati për të qarë.
Para ribashkimit special, i cili do të transmetohet në 27 maj, grupi dha një intervistë për revistën “People”. “Shkon përtej të punuarit dhe asaj cfarë është një shfaqje, “Friends” ishte një fenomen spektakolar”, tha Aniston në intervistë. “Por fakti që u bëmë miq, madje familje, nuk ka fjalë, është pa cmim”./Huffpost