Nuk paska qenë molla fruti i ndaluar….

Qitro mund të jetë një nga frutat më të çuditshme përreth nesh.

 

Gjithçka, që nga origjina e deri te mënyra sesi e ka marrë emrin, janë mister.

 

Shija e hidhur e saj është pothuajse unike dhe megjithatë popullariteti i këtij fruti lulëzoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë shekullit XX, duke u përdorur si pije që parandalonte sulmet në tru dhe sëmundjet kancerogjene.

 

Por, mbase më e çuditshmja nga të gjitha, është se qitro fsheh një sekret vdekjeprurës.

 

Për disa persona, pirja e vetëm një gote me lëng qitroje mund të ketë pasoja tronditëse.

 

Qitro, u zbulua në mesin e viteve 1600 në Barbados dhe mendohet se është një hibrid i pomelos me portokallin e kuq. Por askush nuk e di nëse, ky shartim frutash u bë i qëllimshëm, apo u krijua në mënyrë natyrale.

 

Një teori mbron tezën se, qitro ka shijen e rrushit, por në Barbados nuk kishte rrush në vitet 1600.

 

Ndërsa të tjerë mendojnë se ngjan shumë me limonin, mbizotruese është teza se qitro është fruti i ndaluar, për të cilin kanë shkruar librat e shenjtë. Ndoshta Eva “mashtroi” Adamin të kafshonte qitron dhe jo mollën…

 

Por përtej fantazive, studiuesit në Kanada kanë zbuluar se kombinimi me medikamente i një gote me lëng qitroje mund të jetë vdekjeprurës. 

 

Prandaj mjekët këshillojnë, që lëngu i qitros të mos pihet menjeherë pasi ju të keni pirë ilaçet që merrni për kurimin e sëmundjeve kronike, ose edhe të një viroze lokale.

 

Është provuar tashmë se lëngu i qitros në kombinim me medikamentin , që marrim shumëfishon dozën e tij, duke rrezikuar shëndetin e gjithsecilit prej nesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *