“Trump” nën hetim për mashtrim financiar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork konfirmoi për BBC-në se, ka nisur një hetim penal për “Organizatën Trump”.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përballet me akuzën e falsifikimit për t’iu shmangur detyrimeve tatimore për disa pasuri të patundshme

Përfaqësuesit e “Organizatës Trump” kundërshtuan akuzat duke e cilësuar hetimin si një hakmarrje politike, për sa kohë sipas tyre drejtohet nga një prokurore demokrate.

Zëdhënësi i Prokurores nga ana tjetër rikonfirmoi se, hetimi penal në kompanitë e ish presidentit, po kryhej në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Manhatten.

Së bashku me Zyrën e Prokurorit Manhatten jemi duke hetuar në mënyrë aktive “Organizatën Trump” rreth dyshimeve për kryerjen e veprave kriminale dhe nuk  kemi asnjë koment shtesë.”

Ai nuk shpjegoi arsyet pse kjo çështje po hetohet si vepër penale, apo nëse vetë ish presidenti amerikan mund të përfshihej personalisht në ndonjë akuzë.

Çështjet civile zakonisht kanë të bëjnë me dëmtime të individëve ose palëve të tjera private, përfshirë bizneset. E drejta penale zbatohet në rastet kur ,dëmi mendohet se prek shoqërinë në përgjithësi, përfshirë shtetin.

Janë gjithsesj gjashtë beteja ligjore që po presin për Trump

Në marsin 2019, Prokurorja e Nju Jorkut nisi një hetim civil me pretendimet se z. Trump kishte fryrë vlerën e aseteve të tij në banka kur, kërkonte hua dhe i nënvlerësoi ato për të ulur taksat e tij.

Zyra e saj ka kërkuar gjithashtu dokumente për katër prona të Organizatës Trump në Manhattan, në pjesën e pasme të Nju Jorkut, Çikagos dhe Los Anxhelosit.

Prokurori i Qarkut në Manhattan, Cyrus Vance Jr, pohoi në gjykatë, gushtin e shkuar se, zyra e tij po hetonte pretendimin e “sjelljes së zgjatur kriminale” në Organizatën Trump.

Në parashtrimet e çështjes, z. Vance citoi disa artikuj gazetash, në lidhje me mashtrimin e pretenduar të bankave dhe sigurimeve në kompani.

Prokurori i Qarkut Manhattan ka hetuar gjithashtu nëse, ndonjë nga të dhënat financiare të Z. Trump ishte falsifikuar për të mbuluar pagesa në para për dy gra, që thonë se kishin marrëdhënie me të.

Në shkurtin e këtij viti, zyra e prokurorit Vance konfirmoi se pas një beteje të gjatë ligjore, kishte arritur të siguronte deklaratat tatimore të z. Trump, që do të shërbenin në hetimet e nisura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *