Gjeni apo e çmendur? 24 vjeçarja, dasmë fallse për të bërë xheloz ish – të dashurin
Në përpjekje të dëshpëruar për të bërë xheloz ish-in e saj, një vajze në Gjermani sajoi një martesë fallse për të marrë hak ndaj të dashurit të saj. Një video në tik – tok me detaje mbi dasmën është bërë virale, me më shumë se 1.8 milionë shikime dhe mijëra komente nga më të ndryshmet.
Sarah Vilard, 24 vjec, zbuloi momentin e saj të vecantë të kombinuar me hitin e Gnarls Barkley të 2006-ës “Crazy,” duke treguar foto të vetes duke u kapur nga duart me një dhëndër të marrë me qira, teksa ishte veshur me fustan të bardhë të gjatë.
“Po, jam e cmendur,” mbishkroi ajo videon.
Vilard, që jeton në Frankfurt, Gjermani, mori me qira vilën Kennedy në Frankfurt dhe shoqet e saj për të luajtur rolin e shoqërueseve të nuses. Ajo i postoi fotot në Instagram, ku ishte e sigurt që ish-i do t’i shihte. Ishte cmenduri, por Vilard tha se ishte e “kënaqur me rezultatin”.
“Ai e zbuloi nga Instagrami dhe më shkroi ditët tjetër i tmerruar, pasi mendonte se mos e kisha tradhëtuar gjatë kohës që ishim bashkë,” tha Vilard.
“Natyrisht që nuk ishte kështu. Por ai erdhi tek shtëpia ime dhe donte të bisedonim. Unë nuk shfaqa interes.”
Më pas, ajo e bllokoi nga rrjetet sociale dhe e fshiu nga jeta e saj.
Komentet për videon e Vilard ishin nga më të ndryshmet: “Kaq përkushtim ose është psikotik, ose gjenial,” shkruante një komentues në TikTok.
“Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe këtu,” thoshte një tjetër.
“LOL, ti je për të ardhur keq,” shkruante një tjetër.
Vilard nuk i kushtoi rëndësi komenteve negative, ajo mendoi se e gjitha kjo ia kish vlejtur. “Po, tani jam single dhe shumë e lumtur që mund të fokusohem tek vetja.”/New York Post