Sharon Stone: “Nuk mund të pengoj publikimin e skenave të prera ‘XXX’ të “Basic Instict””

Edhe pse është një yll, ajo nuk ka kontroll mbi publikimin e pritshëm të punës së saj. Aktorja Sharon Stone është e pakënaqur për versionin e prerë të thrillerit erotik të vitit 1992 “Basic Instinct,” ku ka qenë protagoniste, publikimin e të cilit e ka të pamundur ta ndalojë.

“Kanë vendosur të nxjerrin skenat e prera XXX për 30-vjetorin e filmit,” tha 63-vjecarja gjatë një show Australian, sipas “Daily Mail”.

“Janë bërë rregulla të reja mbi të drejtat që ke mbi atë që ke krijuar, por janë bërë pasi unë, një zonjë e re, bëra këtë film, kështu që nuk aplikohen tek unë,” tha Stone që ishte 34 vjec kur xhiroi skenën ikonike të Basic Instinct, kur, me fustanin e bardhë, hap këmbët, ndërsa policët e marrin në pyetje.

Megjithatë ajo nuk beson tek pendesat dhe nuk bën përjashtim as për këtë rast.

Drejtori i “Basic Instinct” Paul Verhoeven tha se “Sharon gënjen” kur thotë se është keqpërdorur, pasi nuk e dinte sesi do të dilte ajo skenë. “Cdo aktore e di sesi do të jetë skena kur kamera e filmon pa mbathje,” ka thënë ai.

Skena e nxehtë e prerë në versionin e vitit 1992 për të cilën flitet, është rimontuar gjatë viteve 2019 dhe 2020 në një proces nën vëzhgimin e Verhoeven. Ajo do të zbulojë material “bonus” nga Stone dhe Michael Douglas dhe do të shfaqet si fillim në Francë, më pas Australi dhe Zelandën e Re dhe pastaj në ShBA, citon “Variety”./New York Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *