Mos punoni shumë, dëgjoni OBSH-në, kësaj radhe!
OBSH ngre alarmin se orët e gjata në punë janë vdekjeprurëse.
Në një studim të publikuar së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se vitet e fundit, 745 mijë pesona, që kishin deklaruar se, punonin më shumë se 35-40 orë në javë kishin humbur jetën nga sulmet në tru dhe në zemër.
Në gjetjet e studimit thuhet se, numrin më të madh të vdekjeve e kishin vendet, që shtrihen në perendim të Paqësorit dhe ato në Azinë Juglindore.
OBSH është e shqetësuar se ky numër mund të rritet për shkak të pandemisë.
Studiuesit konstatuan se 35% e rasteve të sulmeve në tru raportoheshin te personat që punonin më shumë se 55 orë në javë.
Referuar studimit, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), viktimat ishin kryesisht në moshë të mesme.
Studimi, ndërkohë nuk ka monitoruar periudhën e pandemisë, ku pothuajëse 90 përqind e kompanive dhe institucioneve punuan online.
Puna në shtëpi për shumë studiues rrezikon të rrisë orët e punës, pasi punëmarrësit ua kanë bërë të qartë punëdhënësve se, duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë për të punuar nëse, do të lind nevoja.
OBSH ju bën thirrje qeverive në mbarë botën të ndërmarrin veprimet e mëposhtme sepse orët e gjata në punë çojnë në vdekje të parakohshme:
- Qeveritë duhet të hartojnë e më pas të prezantojnë për zbatim të detyrueshëm ligje, rregullore dhe politika, që ndalojnë punën jashtë orarit zyrtar.
- Në marrëveshjet dypalëshe ose kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe shoqatave të punëtorëve, koha e punës të jetë më fleksibël dhe të mos lejohet puna mbi kufirin e orëve të lejuara.
- Punonjësit mund të ndajnë orët e punës, duke u siguruar, që të mos punojnë më shumë se 55 orë në javë
Në Shqipëri, sipas një vëzhgimi të Rojtar.com, zgjatje të orëve të punës në kohën e pandemisë, kanë raportuar kryesisht punonjësit e bankave.