Suddeutsche Zeitung: Prishja e Teatrit Kombëtar, skandali më i madh kulturor që prej komunizmit

“Për shkrimtaren Lindita Komani, prej një viti është zhdukur më shumë sesa një skenë, kur 1500 policë erdhën, në qendër të kryeqytetit Tiranë, për të shembur Teatrin Kombëtar. Forcat e policisë nuk i lejuan dhjetëra aktivistë që protestonin për të ndaluar shembjen e Teatrit. Me shembjen e tij, më 17 maj 2020, humbi dhe një pjesë e historisë së Shqipërisë. Shembja la një boshllëk të dhimbshëm”. Kështu nis reportazhi i gazetës gjermane, ku është shpjeguar me detaje historiku i ndërtesës, vendimi për prishjen e saj dhe fakti që ende nuk është zyrtarizuar fillimi i punimeve në verën e këtij viti, sikundër pretendohej.

Gazeta e cilëson shembjen e Teatrit Kombëtar skandalin më të madh kulturor që nga rënia e komunizmit.

“Një vit më parë, Teatri Kombëtar në Tiranë u shemb pavarësisht një stuhie protestash. Aktivistët tani po luftojnë për rindërtimin, në një qytet që po e humbet gradualisht historinë,” shkruan gazeta.

“Përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, lideri i opozitës Lulzim Basha premtoi se do e rindërtonte Teatrin Kombëtar, aty ku ishte, ashtu siç ishte nëse do fitonte. Ai nuk fitoi, por fitoi Edi Rama. “Tani betonizimin dhe de-historizimi i Tiranës do të vazhdojë,” thotë Lory Amy një studiuese amerikane e kulturës, e cila punon në Tiranë për ruajtjen e trashëgimisë së mbetur kulturore”.

Kurse aktori Neritan Liçaj tha se Edi Rama kishte dy dekada që po luftonte për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar aty një qendër të madhe tregtare.

Në këtë Teatër prej 28 vitesh është luajtur gjithcka, nga Antigona tek Kafka. Por për një peiurdhë të gjatë kemi luftuar jo vetëm për të zgjidhur problemet e zakonshme, si mungesa e fondeve, por kemi luftuar kundër një njeriu: Edi Rama, fillimisht piktor, pastaj ministër Kulture, pastaj kryetar Bashkie i Tiranë dhe prej viti 2013, Kryeministër. Ai ka dashur githmonë të prishë teatrin dhe të ndërtojë aty një mega- qendër tregtare”, citohet të ketë thënë Licaj, në reportazhin e gazetës që citon gjithashtu, se beteja ligjore për prishjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri po vazhdon./ Përmbledhur nga Suddeutsche Zeitung

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *