Aksidenti te “ish Diplomati”, video nga vendngjarja

Një aksident tragjik ndodhi pas mesnatës në Tiranë, afërsisht rreth orës 02 të këtij mëngjesi.

Një automjet  tip “Opel” i drejtuar nga i ndjeri R.K, u përplas fuqishëm përballë ish “Diplomatit”, në afërsi të kryqëzimit “Vasil Shanto”.

Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se, automjeti, që vinte nga sheshi “Willson”, në drejtim të Tiranës së Re, po ecte me shpejtësi marramendëse dhe përplasja ka qenë shumë e fuqishme.

Shërbimi i urgjencës, i njoftuar nga patrulla policore, ka konstatuar se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit.

Nga video dhe fotot e siguruara nga Rojtar.com, duken dëmtimet e shumta të automjetit, në anën e shoferit, që mund t’i kenë shkaktuar edhe humbjen e jetës.

Rojtar.com përmes fotove dhe videos kërkon të sensibilizojë drejtuesit e mjeteve për të respektuar shpejtësinë e lejuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve të tilla fatale dhe iu shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *