Kinezët “zbarkojnë” në planetin Mars

Foto e Marsit e shkrepur gjatë provës së parë të uljes së anijes kineze/CNSA/Reuters

Për herë të parë një anije kozmike kineze, është ulur me sukses në planetin Mars. Media shtetërore thotë ‘se pushtoi në mënyrë spektakolare Marsin’, duke shënuar një moment historik për Kinën. Kina bëhet kështu vendi i dytë në botë, pas ShBA-ve që arrin të ulet në planetin e kuq. Sipas “Guardian” që citon agjencinë lineze të lajmeve Xinhua, anija ka prekun sipërfaqen e Marsit mëngjesin e së shtunës.

Kjo zbritje në Mars ka bërë që Kina të jetë vendi i parë në botë që ka ezauruar të trija proceset e udhëtimit kozmik: hyrjen në orbitë, zbritjen në sipërfaqe dhe zhvendosjen, që në misionin e parë të ndërmarrë në Mars – një arritje e pamundur nga dy vendet e tjera që kanë prekur Marsin, ShBA-të dhe Rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *